Në emisionin “Kojshia Show”, mysafirë të kësaj jave ishin vëllezërit Aruqi – ish-ushtarë të UÇK-së – si dhe Musa Smajli, i njohur si “Snajperisti i Kosharës”.
Gjatë momentit muzikor, kur Shahirat filluan të këndojnë për Albin Kurtin, Musa Smajli reagoi menjëherë duke i detyruar ata ta këndojnë. Por menjëherë pas tij ndërhyri Vesel Aruqi – Rambo, i cili me ton të ashpër tha:
“Pa e këndu Hashim Thaçin, nuk dilni gjallë prej studios!”
Kështu atmosfera në studio u nxe shumë, duke shkaktuar reagime dhe të qeshura tek të pranishmit.
Për të parë videon e plotë dhe momentin epik, ndiqeni emisionin më poshtë.








