Kandidati i PDK-së në balotazhin për Vushtrrinë ka thënë se të dielën pret të votohet edhe nga votuesit e Vetëvendosjes.
Në Rubikon është pyetur nëse votat e partive të tjera do t’i shkojnë atij dhe ai ka befasuar duke thënë se do të votohet dhe nga Vetëvendosja.
“Do të votohem nga AAK-ja, Nisma, dhe LDK-ja, por do të votohem edhe nga Vetëvendosje”, ka thënë Idrizi.
“Pres vota edhe nga Lëvizja Vetëvendosje. Për katër vite kam qenë kryetar i të gjithëve. Qytetarët janë të interesuar me zgjedh kryetarin, pavarësisht ndërhyrjeve nga qendra”, ka thënë ai.








