spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Arrestohet polici që dyshohet se goditi për vdekje 80-vjeçarin në Prizren, IPK: S’e përshtati shpejtësinë me kushtet e rrugës

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot, në orën 18:00 në Prizren, ku një këmbësor i moshës 80-vjeçare është goditur nga një veturë dhe ka ndërruar jetë.

I dyshuari në këtë rast është një zyrtar policor nga Prizreni, i cili në momentin e aksidentit ishte jashtë detyrës zyrtare dhe lëvizte me veturë private.

Gazeta mësoi se bëhet fjalë për Isë Gashin.

Lidhur me këtë, IPK-ja ka njoftuar se në veprimet fillestare hetimore dyshohet se zyrtari policor në këtë rast, nuk ka përshtatur shpejtësinë e drejtimit të mjetit me kushtet e rrugës duke shkaktuar aksidentin.

Po ashtu, është iniciuar rast penal lidhur me veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, kurse Gashi është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit