Astrit Isufi është dorëzuar. Kështu të paktën kanë bërë me dijedisa banorë të fshatit Plloqicë, ku qëndroi për disa orë, i dyshuari për vrasjen e vëllëzërve Morina dje në Malishevë.
Sipas informacioneve të të njëtëve, i dyshuari mëngjesin e sotëm ka dalur nga shtëpia ku po qëndronte i fshehur, pasi pa një veturë që po qëndronte aty afër zonës, e cila kishte ardhur që t’i marr disa punëtorë.
Atyre, Isufi raportohet se iu ka folur duke i kërkuar që ta lajmërojnë Policinë për vendodhjen e tij.
Tashmë siç edhe e kanë konfirmuar organet e rendit, Isufi është arrestuar, teksa menjëherë është dërguar për tretman mjekësor, pasi edhe vet është plagosur gjatë konfkliktit fatal.










