spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Ky ishte vendi ku u fsheh Astrit Isufi – dhëndërri që i la të vdekur dy miqtë e tij

Pas kërkimeve intensive gjatë ditës së djeshme, e edhe natës së mbrëmshme, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, Astrit Isufin, për krimin e rëndë që tronditi gjithë vendin, pasi la të vdekur nga arma e zjarrit, dy vëllëzërit e bashkëshortes së tij, Driton Morina e Naim Morina.

Me kapjen e tij, në pah kanë dalë edhe detaje të reja rreth rastit. Siç bëhet e ditur në konfirmimin e Policisë, i njëjti u kap në një shtëpi të pabanuar, sot rreth orë 06:30 në fshatin Plloqicë.

Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ku mori ndihmën e parë mjekësore.

Teksa, për trajtim më të thelluar mjekësor, Isufi u dërgua më pas në Qendrën Klinike Universitre të Kosovës.

Përveç Policisë, me njoftim zyrtar ka dalë edhe Prokuroria.

Prokuroria bëri të ditur se rreth rastit janë duke u marr veprimet e nevojshme, teksa brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit