spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Arrestimi i Astrit Isufit, Prokuroria del me detaje

as disa orësh kërkim, Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të arratisurin e dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve Morina, dje në Gullbovc të Malishevës, dhëndërrin e tyre, A.I.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ndër tjera njoftoi se i dyshuari ka marrë trajtim mjekësor në QMF-në e Malishevës, për shkak se kishte mbetur i plagosur gjatë përleshjes.

Pas trajtimit në QMF, i njëjti është dërguar në QKUK, për shkak të lëndimit.

Përveç Policisë, me njoftim zyrtar ka dalë edhe Prokuroria.

Siç bëhet e ditur rreth rastit janë duke u marr veprimet e nevojshme, teksa brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton opinionin publik, se lidhur me rastin e vrasjes së dyfishtë të ndodhur në fshatin Golluboc, Komuna e Malishevës, është arrestuar personi i dyshuar A.I., i cili më parë kishte qenë në arrati.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme.

Brenda afatit të paraparë ligjor, ndaj të dyshuarit A.I., do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit