Gjykata e Apelit – Departamenti Special, ka marrë sot vendim lidhur me rastin e njohur në opinion si “Ukë Rugova I”, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe duke vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.06.2023.
Sipas njoftimit zyrtar, Apeli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje procedurale dhe se Prokuroria nuk ka dëshmuar ekzistimin e provave që do të vërtetonin përtej çdo dyshimi fajësinë e të akuzuarve.
Vendimi
Me këtë aktgjykim, mbetet në fuqi lirimi nga akuzat për veprën penale: Krim i organizuar (neni 283 par. 2 KPRK), Kontrabandim me migrantë (neni 170 par. 1 dhe par. 2 KPRK), pasi gjykata ka konstatuar se “nuk është provuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar”.
Të akuzuarit e liruar nga fajësia janë Ukë Rugova, Izet Beqiri, Qefser Baholli A. H.
Ndërkaq, njëri nga të akuzuarit, Qefser Baholli, është dënuar vetëm me gjobë prej 6.000 euro, të cilën duhet ta paguajë brenda 15 ditësh, pasi ky vendim tashmë ka marrë formën e prerë.
Arsyetimi i Apelit
Gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se:
Aktgjykimi i Themelores nuk përmban shkelje thelbësore procedurale.
Prokuroria nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për implikim në krim të organizuar.
Vendimi i shkallës së parë është i qartë, i arsyetuar dhe ligjërisht korrekt.
Me këtë vendim, çështja konsiderohet përfundimisht e mbyllur për të pandehurit e liruar.









