Plotë pesë vite që nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së.
Reagime të shumta pati si nga klasa politike, ashtu edhe nga qytetarët e vendit.
Si shenjë revolte edhe një grup veteranësh mbajtën një protestë simbolike përballë objektit të EULEX-it.
Pankartat në duart e qytetarëve shkruan “Pesë vjet padrejtësi e organizuar, 5 vjet turp ndërkombëtar”.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar këtë moment edhe përmes një postimi në Facebook, duke e cilësuar këtë periudhë si pesë vjet padrejtësi.
“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike” thuhet në reagimin e OVL-së.
Kujtojmë se OVL-UÇK ka mbajtur protesta në disa qytete shqiptare dhe evropiane në përkrahje të ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë.








