Abdixhiku i sigurtë se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme, thotë se VV po harxhon kohë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot tha se sa më shpejtë të ndalet konsumimi i ditëve aq më shpejt zgjidhet sipas tij kriza politike në vend.

I pari i LDK-së, në konferencës e sotme për media u shpreh shumë i sigurtë se nuk ka rrugë tjetër pos zgjedhjeve.

Sipas tij, zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

“Sa ma herët që Glauk Konjufca dhe VV-ja e ndërprenë konsumimin e ditëve, aq më shpejt zgjidhet kriza, vjen qeveria e re, buxheti i ri dhe aq më shpejt vjen legjitimiteti i qytetarëve. LDK bën thirrje që të sillemi vetëm një herë të përgjegjshëm për Republikën. Zgjidhja e vetme janë zgjedhjet e reja.”, u shpreh Abdixhiku.

E sipas tij, ndër të tjera u shpreh se vonesa në këtë drejtim është taktikë politike, sa e trisht ashtu edhe pa konsideratë për Republikën e Kosovës dhe të ardhmen që e pret popullin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit