Kandidati për kryetar të Vushtrrisë,Ferit Idrizi u prit me ngrohtësi dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga banorët e qytetit.
Gjatë takimit, ai prezantoi planin për mandatin e ri dhe projektet e mëdha që synojnë zhvillimin e komunës, duke marrë njëkohësisht garancinë e qytetarëve për fitoren e 9 nëntorit.
“Përkrahja juaj është motivimi ynë më i madh. Faleminderit nga zemra, Vushtrria ime!” – tha Idrizi, duke nënvizuar angazhimin për të punuar me përkushtim për qytetarët dhe të ardhmen e qytetit.






