Kurti thotë se VV-ja nuk ka obligim të sigurojë 61 nënshkrime për mandatarin e ri

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka asnjë obligim ligjor që të sigurojë 61 nënshkrime për t’ia ofruar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, emrin e Glauk Konjufcës si mandatar për formimin e qeverisë së re.

“Nuk është kurrfarë obligimi që të sigurohen 61 nënshkrime, tentimi i dytë për bindjen tonë të fuqishme, përveç se e drejtë është edhe obligim në mënyrë që të bëhet çmos që të evituar zgjedhjet e reja”, tha Kurti gjatë një konference për media.

Ai njoftoi se LVV-ja tashmë ia ka dërguar presidentes emrin e Glauk Konjufcës për mandatim.


“Është dëmi i madh nëse detyrohemi të kemi zgjedhje edhe në dhjetor edhe në prill. Prandaj edhe sot ne e dërguam te presidentja emrin e mandatarit të dytë, Glauk Konjufca, që të bëjmë edhe një tentim për formimin e qeverisë në mënyrë që mos të ketë dy palë zgjedhje për pak muaj”, shtoi Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit