Pasi mori qumështin nga Komuna, “Supermeni” i Vushtrrisë me tri paga nga shteti: A e ka respektuar ligjin Sylejman Meholli?

I përkëdheluri i Kurtit me tri paga nga shteti – A qenka e mundur që me Kurtin lejohet të marrësh tri paga, e me të tjerët jo? Sidomos kur dihen akuzat e shumta që vetë Albin Kurti ia ka drejtuar opozitës për raste të tilla?

Në prag të balotazhit në Vushtrri, është rikthyer në qendër të debatit një çështje ligjore që shpesh ngre pyetje në opinion: a mund të mbajë një person disa funksione të paguara nga buxheti i shtetit?

Rasti konkret lidhet me Sylejman Mehollin, kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, i cili për një periudhë ka qenë specializant në Institutin e Shëndetit Publik, profesor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Mitrovicë dhe asambleist komunal në Vushtrri, shkruan GazetaKosova.net

Ky kombinim ka ngritur pyetje nëse janë respektuar Kushtetuta dhe ligjet që rregullojnë konfliktin e interesit dhe shërbimin civil.

Çfarë thonë ligjet?

Kushtetuta e Republikës së Kosovës (Neni 124, pika 2) përcakton që funksioni i asambleistit mund të ushtrohet paralelisht me punë tjetër, për sa kohë nuk ekziston konflikt interesi.

Ligji Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, në Nenin 13, ndalon mbajtjen e më shumë se një funksioni publik të paguar, përveç rasteve akademike ose profesionale, që nuk ndikojnë në funksionin kryesor.

Ligji Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil, në Nenin 13, paragrafi 3, lejon aktivitete shtesë vetëm me miratim me shkrim nga institucioni bazë dhe për sa kohë nuk pengohet puna e rregullt.

Pra, Meholli mund të kishte tri angazhime vetëm nëse: ka pasur leje zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik për punën në shkollë, orari i mësimdhënies nuk është përplasur me orarin në Institut, dhe si asambleist nuk ka pasur konflikt interesi me këto institucione.

Në mungesë të këtyre kushteve, rasti mund të konsiderohet shkelje e ligjit dhe konflikt interesi.

Asambleisti dhe funksioni publik

Ligji për Vetëqeverisje Lokale lejon që një asambleist të ketë punë tjetër, me kusht që të mos marrë pjesë në vendimmarrje që lidhen me institucionet ku është i punësuar.

Pra, vetë funksioni i asambleistit nuk është problem ligjor – përveç në rastet kur ekziston përfitim i drejtpërdrejtë nga pozita publike.

Akuzat politike

Kryetari aktual i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka akuzuar publikisht Mehollin se “ka marrë qumësht në komunë dhe e ka dërguar në shtëpi”.

A ka respektuar ligjin Meholli?

Nga analiza ligjore, një kombinim i tillë pozitash mund të jetë i ligjshëm vetëm nëse janë respektuar procedurat, lejet dhe oraret.

Nëse jo, atëherë rasti duhet të shqyrtohet nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe Agjencia Kundër Korrupsionit, për të përcaktuar nëse ka pasur pagesë të shumëfishtë apo konflikt interesi.

Rasti i Mehollit shtron pyetje më të gjerë për transparencën në sektorin publik, për kontrollin e pagave dhe integritetin e shërbimit civil.

Nëse një person mund të jetë njëkohësisht në Institut, shkollë dhe Kuvend komunal, atëherë qytetarët me të drejtë pyesin: Si është e mundur që dikush të ketë tri paga publike, ndërsa shumë të tjerë asnjë vend pune?

Ose pyetja tjetër, me qenë me Albin Kurtin a është e drejtë me i pasë tri paga nga buxheti i shtetit?

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit