Milazim Krasniqi: Ajo pjesë e opozitës që ishte gatshëm ta votonte Konjufcën parlamentar, ta shqyrtojnë votën për kryeministër

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas propozimit të mandatarit të ri nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se pjesa e opozitës që dikur ishte e gatshme ta votonte Glauk Konjufcën për kryeparlamentar, duhet të shqyrtojë mundësinë për ta mbështetur atë si kryeministër.

“Opozita suksesin e ka arritur me vetë faktin që Kurti është eliminuar. Qeveria e Konjufcës do të mund të ishte qeveri e pakicës dhe të jetë në fuqi deri në prill 2026”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, një qeveri e udhëhequr nga Konjufca do të mund të sillte edhe rirreshtime e fërkime brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit