Kryetari i Vetëvensojes, Albin Kurti, ka lavdëruar të propozuarin për mandatar për qeverinë, Glauk Konjufca, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të partisë.
Ai tha se janë me fat që e kanë në mesin e tyre, ndërsa tha se atë ia rekomandojnë “dashurisë tonë”, Kosovës.
“Ne jemi me fat të padiskutueshëm që kemi njohësin e mrekullueshëm të historisë së largët dhe të afërt, jemi me fat që kemi njeriun bujar në miqësi e bashkëpunim. Histori, filozofi, drejtësi, mendje e ndritur e jona, të cilën ia rekomandojmë dashurisë tonë Kosovës”.
“Mes filozofive të forta, filozofia më e fortë është filozofia e lirisë. Glauku nuk është filozof vetëm me formim universitar, por është dyfish i ndërtuar, mishërim i filizofisë si aktivist politik dhe i studiuesit të filozofisë si politkan shtetit. Simpatizant i Hegelit edhe ashtu si e kuptonte ky lirinë, Glauku është angazhuar gjithmonë për ndërtimin e realitetit të Kosovës sipas konceptit, për ndërtimin e shtetit sipas konceptit shtet si popull, territor dhe sovranitet”.
IGlauk Konjufca, i prekur nga fjalët e mëdha që shefi i partisë, Albin Kurti, i tha për të, ia ktheu fjalët lavdëruese.
“I dashuri bashkudhëtar i fillimit të rrugëtimit tonë, i nderuari kryetar i Vetëvendosjes, kryeministër i Republikës, miku im, Albin Kurti, më lejo që qysh në fillim du me të siguru diçka që populli shumë shpejt pret që ti të rikthehesh edhe më fuqishëm se në vitin 2021”, tha Konjufca, duke shpërthyer në duartrokitje.
“Ke qenë dhe do të mbetesh kryeministri më i mirë që ka pasë shteti ynë”, shtoi ai.









