Nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi mbështet Përparim Ramën për Kryetar të Prishtinës

Albin Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar sot se ai dhe familja e tij mbështesin kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Albion Thaçi shprehet se vendimi i tij është marrë për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

“Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë”, shkruan Thaçi, duke shtuar falënderimet për votuesit që e kanë mbështetur në garën e tij të parë për Asamble.

Ai ka bërë thirrje për bashkim të qytetarëve për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit