Nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, ka reaguar në prag të balotazhit të 9 nëntorit, duke shprehur bindjen se partia e saj do të dalë fituese në disa komuna të vendit.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Çitaku ka theksuar se PDK hyn në garën e balotazhit e bashkuar dhe e bindur në fitore.
“PDK. E para. E pathyeshme. E bashkuar. Prizreni, Mitrovica, Vushtrria, Kaçaniku, Dragashi dhe Klina të dielën do të kurorëzojnë fitoren e madhe,” – ka shkruar ajo.
Balotazhi i 9 nëntorit pritet të jetë vendimtar për disa komuna ku garat janë të ngushta.










