Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka pritur sot në takim ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-Guxo!, Nasuf Bejtën, i cili së fundmi ka festuar ditëlindjen dhe po mbyll një kapitull të gjatë të jetës së tij profesionale.
Me këtë rast, Idrizi i ndau Bejtës një mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në fushën e arsimit dhe për përkushtimin shumëvjeçar në edukimin e gjeneratave të reja me dije e vlera kombëtare.
“Kënaqësi e veçantë të nderoj një personalitet që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në arsim dhe në formimin e brezave tanë. Urime dhe faleminderit për gjithçka që ke bërë për Vushtrrinë dhe për të rinjtë tanë”, ka shkruar Idrizi.










