Ky dyshohet se është personi që u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe në Leposaviq

Avokati në Serbi, Ivan Niniq, ka zbuluar identitetin e personit që dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe në Leposaviq.

Sipas Niniq, bëhet fjalë për Millan Vukashinoviq, të cilit avokati ia publikoi edhe fotografinë.

Avokati e ka quajtur përgjegjës për rastin presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ia ka parashtuar disa pyetje përmes llogarisë së tij zyrtare në “X”.

“Meqenëse përgjegjësit po heshtin, duhet të parashtroj disa pyetje për A. Vuçiqin, B. Gashiqin dhe drejtorin e VBA-së, Gjuro Jovaniq: A është qëlluar për vdekje të shtunën rreth orës 16:00 në fshatin Jelakce/Leposaviq MILAN VUKASHINOVIQ (1986), të cilit po i luftojnë për jetën në Qendrën Klinike të Nishit?”, pyeti ai.

Avokati pyeti edhe se “a ka ende plumb në shtyllën kurrizore Milani apo nuk dihet ende?”.

“A do të mbetet invalid Milani dhe sa gjak ka humbur gjatë transportit nga Prokuplja në Nish? A është qëlluar Milani nga pas dhe pse? A kishin pjesëtarët e ushtrisë së Serbisë uniforma maskuese pa shenja dalluese? A ka marrë pjesë, përveç ushtrisë, edhe ‘dikush tjetër’ në aksionin e gjuetisë ndaj Milanit? A ishin 3 xhipat në terren pa targa? A është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes, kush e ka kryer dhe kur? Ku është ‘Lada Niva’-ja e Milanit? A menduat se kjo do të fshihej? A mendoni se askush, asnjëherë, nuk do të japë përgjegjësi?”, shkroi Niniq në “X”.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka lëshuar komunikatë, duke njoftuar se shtetasi i Republikës së Kosovës, i nacionalitetit serb me iniciale M.V., dyshohet se u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe brenda territorit të Kosovës.

Rasti ka ndodhur të shtunën, më 1 nëntor, dhe për të njëjtin është njoftuar edhe KFOR-i, si përgjegjës për sigurinë në zonën kufitare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit