spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Krasniqi me mesazh nga takimi në Vushtrri: LDK nuk i nënshtrohet pazareve politike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në Vushtrri, ku është diskutuar situata e krijuar pas zhvillimeve të fundit politike në komunë. Ajo theksoi se LDK në Vushtrri nuk i nënshtrohet pazareve politike.

Krasniqi, në cilësinë e Anëtares së Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe Nënkryetares së Degës në Vushtrri, ishte e shoqëruar nga ish-kryetari i degës, dr. Hysni Gërguri.

Takimi, sipas saj, ishte përmbajtësor dhe kishte për qëllim koordinimin e qëndrimeve të partisë në raport me veprimet e fundit politike.

“Në takim u shpreh një qëndrim i qartë dhe i bashkuar se çdo veprim apo marrëveshje politike që bie ndesh me Statutin e LDK-së dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore është i papranueshëm dhe nuk përfaqëson qëndrimin e LDK-së në Vushtrri”, tha Krasniqi.

Ajo theksoi se LDK në Vushtrri nuk i nënshtrohet pazareve politike dhe se partia do të mbetet e përkushtuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

“LDK do të jetë gjithmonë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Vushtrrisë, të zhvillimit e të dinjitetit të saj, jo pjesë e kalkulimeve që dëmtojnë qytetin tonë dhe strukturat tona. LDK qëndron fuqishëm për qytetarët, për Vushtrrinë, për Kosovën!”, shtoi ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit