spot_img
Sunday, December 7, 2025
spot_img

“Shkon posht” koalicioni Xhafer Tahiri-Sylejman Meholli, mblidhet LDK-ja në Vushtrri dhe e kundërshton

Kryesia e Degës së LDK-së në Vushtrri është mbledhur pas zhvillimeve të fundit politike në komunë, ku është kundërshtuar ashpër çdo marrëveshje që bie ndesh me Statutin e partisë dhe me vendimet e Kryesisë Qendrore.

Në takim, ku morën pjesë Rrezarta Krasniqi, anëtare e Kryesisë Qendrore të LDK-së dhe nënkryetare e Degës në Vushtrri, si dhe ish-kryetari i Degës, dr. Hysni Gërguri, Adnan Lahu dhe anëtarë tjerë të kryesisë u theksua se çdo veprim politik që nuk ka mbështetjen e strukturave legjitime të partisë është i papranueshëm.

LDK në Vushtrri, thuhet në qëndrim, nuk i nënshtrohet pazareve politike dhe nuk pranon marrëveshje që bien ndesh me interesin e qytetarëve.

Partia thekson se do të vazhdojë të qëndrojë në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Vushtrrisë, të zhvillimit dhe dinjitetit të saj, duke refuzuar çdo kalkulim politik që dëmton qytetin apo strukturat e saj.
LDK në Vushtrri e përmbylli qëndrimin me mesazhin:
“LDK qëndron fuqishëm për qytetarët, për Vushtrrinë, për Kosovën.”

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit