Autori i dyshuar i vrasjes së 36-vjeçarit në Vlorë është marrë në pyetje për më shumë se një orë nga hetuesit.
Gjatë dëshmisë së tij, Bertil Alliaj ka deklaruar se krimin e ka kryer për një “arsye të fortë”, të cilën ka refuzuar ta bëjë publike në këtë fazë.
“E vrava për një arsye të fortë që s’mund ta them, pasi i kisha thënë disa herë që duhet të reagonte”, ka thënë ai përpara oficerëve të policisë.
Sipas burimeve, autori ka shtuar se ndoshta në një moment tjetër do të jetë gati të tregojë arsyen e vërtetë të vrasjes së kushëririt të tij, Dalan Alliaj.






