Është publikuar fotoja e 36-vjeçarit Dalan Alliaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjorm të Vlorës, pasi u qëllua me 6 plumba nga kushëriri i tij, Bertil Alliaj.
Dalan Alliaj, rezulton administrator i kompanisë Allidagu në Fier, me aktivitet në fushën e prodhimit, përpunimit dhe shpërndarjes së ushqimeve, mbarështimi i kafshëve në fermat agroblegtorale të mëdha, tregti kafshësh të gjalla si dhe servis e tregti automjetesh.
Autori, Bertil Alliaj pas arrestimit, nuk ka pranuar të tregojë arysen e konfliktit që çoi në vrasjen e 36-vjeçarit.






