Bajrami për VV-në: Mashtrues jeni – interesi i shtetit është të shkoni sa më parë në shtëpi

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas një deklarate të Ministrit në detyrë të financave, Hekuran Muratit i cili tha se në vitin 2021 përkundër se Qeveria Hoti ishte në detyrë, ata për interes të shtetit e kishin votuar.

Sipas saj situata nuk është e njëjtë sikur kur Hoti ishte Kryeministër në detyrë, pasi siç thotë ajo ai s’ka qenë deputet i betuar i Kuvendit të Kosovës, siç tani është Kurti dhe të tjerët, ndërsa i quan mashtrues VV-në.

“Mashtrues, Situata nuk është e njëjtë sepse z. Hoti në atë kohë ka qenë Kryeministër në detyrë, jo deputet i betuar në Kuvendin e Kosovës, unë kam qenë ministre e financave në detyrë jo deputete e betuar e Kuvendit. Interesi i shtetit është që ju sa më parë të shkoni në shtëpi e jo të ju zgjasim jetën duke e votuar buxhetin në kundërshtim me Kushtetutën”, shkruan Bajrami në Facebook.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit