Një rast i dyshuar vdekjeje është raportuar pasditen e së shtunës në Prishtinë, në rrugën “Fan Noli”, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.
Sipas burimeve të besueshme pranë strukturave hetimore, rasti është raportuar rreth orës 15:50, kur stafi i Emergjencës ka njoftuar Policinë për një person që nuk përgjigjej në thirrje. Pas mbërritjes në vendngjarje, njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë thyer derën e banesës, ku është gjetur trupi i pajetë i Etem Fejzullahut, rreth 76-vjeçar.
Ekipi i mjekësisë emergjente ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete, ndërsa Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML) ka marrë trupin për ekzaminim dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Në vendngjarje është intervistuar një person në cilësinë e dëshmitarit, ndërsa me urdhër të Prokurorit kujdestar rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në vdekjen e 77-vjeçarit.








