Prokuroria hedh poshtë kallëzimin penal të Dardan Velija kundër Mehmetajt: Një tjetër fitore kundër mbetjeve jugo-nostalgjike

Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Dardan Velijajt ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

Gazetari Mehmetaj ka theksuar se Prokuroria konfirmon se shkrimet e tij për të dhe për Kurtin rreth rastit të treguar nuk janë shpifje dhe nuk përbëjnë asnjë vepër penale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka treguar se deri me tni i ka fituar disa raste të tilla kundër njerëzve të VV-së.

“Prokuroria konfirmon se shkrimet e mia për të dhe për Kurtin dhe rasti i treguar se si policia i zuri të mbuluar nën qebe në një veturë, nuk përbën as shpifje e as nuk përbën vepër tjetër penale, të cilat i ka pretenduar Velija. Pra, konfirmohet edhe një herë se çfarë kam thënë unë është e vërtetë dhe siç ceket në vendim “nuk ka elemente të veprës penale të lartcekur apo të ndonjë vepre tjetër penale”. Ky është rasti i kushedisat që unë e fitoj kundrejt këtyre strukturave, mbetje të gërditshme jugosllave që fatkeqësisht sot udhëheqin me shtetin e Kosovës të fituar me gjakun e dëshmorëve e patriotëve”, ka shkruar Mehmetaj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit