Daniel Serwer për dështimin e formimit të qeverisë nga Kurti: Kjo është demokracia në veprim

Eksperti amerikan për Ballkanin dhe profesori Daniel Serwer, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për të siguruar votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

“E shoh si demokraci në veprim,” tha Serwer, duke theksuar se proceset politike në Kosovë duhet parë si pjesë e funksionimit normal të demokracisë.

Pas këtij zhvillimi, partitë politike kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërsa janë treguar të papërgatitura për të formuar një qeveri të udhëhequr nga opozita.

I pyetur nëse mbajtja e zgjedhjeve të reja do të ishte opsioni më i mirë, Serwer u përgjigj:

“Mund të mos ketë ndonjë opsion tjetër, por është shumë më mirë që njerëzit në Kosovë të vendosin vetë sesa për mua të jap një opinion”, tha ai.

Sa i përket mundësisë që partitë të shënojnë ndryshime të mëdha në përqindjet e votave nëse vendi shkon në zgjedhje, ai shtoi:

“Gjëja e bukur e zgjedhjeve demokratike është se nuk e di rezultatin derisa të numërohen votat”, tha ai.

Lidhur me shqetësimet se pagat e punonjësve të sektorit publik mund të rrezikohen për shkak të mosmiratimit të buxhetit, Serwer tha se në atë shtet ku dështojnë pagat, sistemi nuk është i mirë.

“Çdo sistem që dështon t’u paguajë punëtorëve të vet pagat, nuk është një sistem i mirë”, tha ai.

Ndërsa për zgjedhjen e Nënkryetarëve të Kuvendit nga komunitetet pakicë, çështje që tashmë është dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ai u shpreh me rezervë.

“Në përgjithësi nuk komentoj për çështje që janë në gjykatë. Ashtu si me zgjedhjet, preferoj të pres vendimin. Por mendoj se është e rëndësishme që serbët të jenë të përfaqësuar, ashtu siç parashihet në Kushtetutë’’, tha ai.

Më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës u mblodh me të vetëm pikë të rendit, atë për krijimin e qeverisë së re.

Kurti, në fjalën e tij pati lutur deputetët që ta votojnë qeverinë e propozuar nga ai, megjithëse ish-opozita nuk pati votë pro për kryeministrin në detyrë.

Qeveria e propozuar nga Kurti mori vetëm 56 vota “për”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit