Kandidati për kryetar komune në Mitrovicë nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri mëngjesin e sotëm ka vizituar vendpunishten e Urës së Këmbësorëve për ta parë nga afër gjendjen e krijuar.
Tahiri tha se shpreh keqardhje për dëmet që ka pësuar kompania dhe punëtorët e saj, të cilët me përkushtim kanë qenë duke punuar në këtë projekt të rëndësishëm për qytetin tonë.
“Kjo është kohë kur të gjithë ne, institucionet qendrore, komuna dhe qytetarët, duhet të tregojmë maturitet dhe përgjegjësi.
Njëkohësisht, duhet të hetohet me seriozitet se çfarë ka ndodhur, në mënyrë që punimet të vazhdojnë dhe ura të përfundojë me dinjitet.
Mitrovica ka nevojë për besim dhe bashkëpunim. Mitrovica ka nevojë për unitet dhe përkushtim, që çdo projekt i nisur të përfundojë me sukses dhe në dobi të qytetarëve tanë.”, tha tutje Tahiri.









