Ramadani: Dëmtimi i vendpunishtes së urës për këmbësor mbrëmë në Mitrovicë, cenim flagrant i sigurisë kombëtare

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka reaguar pas dëmtimit të vendpunishtes së urës për këmbësorë mbrëmë në Mitrovicë, duke e konsideruar rastin një cenim flagrant të sigurisë kombëtare.

Sipas Ramadanit, ky incident tregon se infrastruktura kritike e sigurisë kombëtare është gjithmonë e targetuar dhe jo gjithçka është nën kontroll, pavarësisht se shkaktari nuk është ende i qartë,

Ai ka theksuar se në kushtet kur Kosova është pa Qeveri për rreth 10 muaj, sektori i sigurisë duhet të dëshmojë aftësi për mirëmbajtjen e sigurisë kombëtare, ndërsa politikanët duhet të heshtin dhe të lënë profesionistët të veprojnë.

“Siguria kombëtare nuk bëhet nga foltoret e politikanëve, por nga sektori i sigurisë që kryen detyrat e veta,” ka deklaruar Ramdani.

Postimi i plotë i tij:

Cenim flagrant i sigurisë kombëtare

  • Politikanët të heshtin, sektori i sigurisë të punojë.
    Dëmtimi i vendpunishtes së urës për këmbësor mbrëmë në Mitrovicë, pa dilemë është cenim i sigurisë kombëtare. Kjo pavarësisht shkaktarit!
    Në kohën kur Kosova tashmë rreth 10 muaj është pa Qeveri, sektori i sigurisë duhet të dëshmojë aftësi për mirëmbajtjen e sigurisë kombëtare.
    Infrastruktura kritike e sigurisë kombëtare është e targetuar në vazhdimësi.
    Rasti i mbrëmshëm është një tregues se jo gjithçka është nën kontroll.
    Prandaj, siguria kombëtare nuk bëhet nga foltoret e politikanëve, të cilët duhet të heshtin kur sektori i sigurisë kryen detyrat.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit