Nënkalimi Agim Ramadani, sheshi Xhorxh Bush: Rama tregon projektet që u bllokuan nga Çeku dhe MKRS

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se qeveria qendrore në vazhdimësi e ka bllokuar.
Ai tha se kjo erdhi pasi në vitin 2024 e realizuan 80% të buxhetit.

“Falënderoj qytetarët që e kanë kuptu këto bllokada të qëllimshme, jo vetëm buxhetore, na kanë blloku edhe në projekte, kanë provu me i ndalë, kanë blloku edhe buxhetin. Kemi pasur mirëkuptim prej kompanive që kanë shty me forcat e veta, sepse ne iu kemi borxh. Në vitin 2024 kemi pasur realizim historik më të madh të buxhetit të kryeqytetit, mbi 80% e kemi realizu, ka qenë edhe me përqindje edhe historikisht më i madhi, për atë na kanë blloku”, tha Rama.

Ai përmendi të gjitha projektet që janë bllokuar nga MKRS dhe Hajrulla Çeku.

“Një ministër që për katër vite ka qenë bllokuesi i projekteve në Prishtinë, nëpërmjet institucioneve vartëse të MKRS kanë blloku projektin tonë nënkalimin Agim Ramadani, sheshin Xhorxh Bush, platformën që e ndërlidh Arbërinë me Pallatin e Rinisë. Janë të bllokuara të gjitha. Kanë pasur me pru këtë bllokues që sot shitet ia do të mirën Prishtinës”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit