Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të paraqitur nga Shpend Istogu kundrejt Enver Dugollit e Ermal Pandurit, në drejtim të veprave penale; nxitje e përçarjes, mos durim dhe keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar.
Sipas vlerësimit të Gjykatës, në këtë kallëzim penal nuk paraqiten elemente të këtyre veprave penale.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ermal Panduri.
“Bijtë e UDB-ashëve marrin përgjigjen e merituar nga Prokuroria Speciale. Drejtësia nganjëherë vonon, por nuk harron. Përpjekjet për të heshtur zërin e së vërtetës dështojnë sa herë që përballen me faktet historike dhe me kujtesën e atyre që kanë vuajtur fort për lirinë e këtij vendi.
Ata që ende përpiqen të mbrojnë trashëgiminë e UDB-së duhet ta kuptojnë se koha e frikës ka mbaruar.Nuk deshëm të nxisim urrejtje, deshëm të nxisim drejtësi, më në fund, drejtësia po flet”, tha Panduri.









