Selakoviq në Konferencën e UNESCO-s: “Manastiret serbe në Kosovë janë objekt i shkatërrimeve”

Ministri i Kulturës së Serbisë, Nikolla Sellakoviq, u drejtua sot në seancën plenare të Konferencës së 43-të të Përgjithshme të UNESCO-s në Samarkand, ku ka pretenduar se “Serbia mbetet e përkushtuar ndaj ruajtjes së trashëgimisë kulturore si dhe forcimit të rolit të UNESCO-s në promovimin e dialogut, paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”.

Ai ka thënë se Serbia i kushton rëndësi të madhe mbrojtjes së trashëgimisë së vet kulturore dhe fetare, veçanërisht në Kosovë, ku, sipas tij, “shenjtëritë shekullore serbe janë të ekspozuara ndaj presioneve të gjata, sulmeve dhe përpjekjeve për falsifikimin e identitetit historik”.

“Manastiret e Deçanit të Lartë, Patriarkana e Pejës, Graçanica dhe Shën Mëria e Levishkës nuk janë vetëm qendra shpirtërore dhe historike të popullit serb, ato janë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Është e papranueshme që vende të tilla të jenë ende të rrethuara me tela me gjemba dhe nën mbrojtje ushtarake, në vend që të jenë hapësira paqeje dhe lutjeje të hapura për besimtarët”, ka pretenduar Sellakoviq.

Ai e ka shfrytëzuar këtë foltore për të bërë propagandë tashmë të njohur kundër Kosovës, duke u ankuar për “gjendjen e rëndë dhe rrezikun me të cilin përballet trashëgimia kulturore e fetare serbe në Kosovë”, dhe ka vazhduar se “këta dëshmitarë të gjallë të identitetit kombëtar dhe kulturës së kujtesës së serbëve për dekada janë objekt i djegieve dhe shkatërrimeve”.

“Ato përfaqësojnë bërthamën e shpirtërisë së popullit serb dhe shtyllën e historisë dhe identitetit të tij. Është e papranueshme që ende të jenë objekt sulmesh, të rrethuara me tela me gjemba dhe të ruajtura nga trupat e KFOR-it. Të papranueshme janë përpjekjet për të fshirë historinë, për të falsifikuar faktet dhe për të riemërtuar trashëgiminë serbe si shqiptare, ilire e të ngjashme. Është e papranueshme që djepi i Kishës Ortodokse Serbe të jetë i paarritshëm për patriarkun e saj dhe shumicën e besimtarëve. Prandaj bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe të gjitha organizatave përkatëse, veçanërisht UNESCO-s, të kontribuojnë në mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore serbe në Kosovë” ka përfunduar Sellakoviqi propagandën e tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit