Koalicioni PDK-VV në Dragsh, kështu e arsyetoi Kurti

Kreu i LVV-së dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar koalicionin e arritur me Partinë Demokratike të Kosovës për balotazhin e 9 nëntorit në Komunën e Dragashit.

Kurti, i cili më parë kishte deklaruar se s’bëjnë koalicion me PDK-në në nivel qendror, ka shpjeguar se bashkëpunimi në këtë komunë është arsyetuar nga heterogjeniteti i degës lokale të PDK-së.

“Për brenda PDK-së ka një heterogjenitet më të madh se sa mendohet dhe kjo është shprehur në disa komuna. Njëra prej tyre është Sharri, Dragashi. Ne atje kemi bërë dakordim, sepse jemi të interesuar për ndryshim. Por s’besoj që mund ta vëmë shenjën e barazisë mes orientimit në nivel nacional dhe degëve të veçanta me kontekste të caktuara socio-politike atje”, ka thënë Kurti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit