“Doli duke sharë”, Idrizi tregon se si u kërcënua nga rivali i Vetëvendosjes

Kryetari aktual i Vushtrrisë dhe kandidati i PDK-së edhe për një mandat në këtë qytet, Ferit Idrizi, ka treguar për momentin e kërcënimit nga kundërkandidati i tij në balotazh, Sylejman Meholli.

Idrizi ka kërkuar falje për incidentin, por ka thënë se Meholli kishte shkuar në debat me fabrikime e paragjykime.

“Nuk do të duhej të ndodhte, nuk është në natyrën e debatit, nuk është në kulturën time dhe të qytetarëve të Vushtrrisë, por kur e ke një kundërkandidat që vjen me akuza e paragjykime dhe fabrikime, pastaj mllefoset e del nga debati duke sharë e bërtitur e deri te kërcënimet”, ka thënë Idrizi.

“Nuk më ka ndodhur kurrë në debate televizive pavarësisht sa kanë qenë të ashpra”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit