Sherri për pagesën e fotos me kalë, del foto kush është Keli Hoxha që u vra në Berat

Një vrasje me thikë e ndodhur pasditen e 28 Tetorit në lagjen “Kala”, Berat tronditi opinionin publik.

Një 42-vjeçar, që kishte ardhur për të vizituar Kalanë e Beratit së bashku me familjen, ka rënë pre e thikës së një 63-vjeçari, që ofronte shërbimet e tij me kalë për turistët në lagjen “Kala”.

Mësohet se viktima Keli Hoxha, është konfliktuar me autorin Kristo Mema (alias Kostandin Hoxha) për çmimin e fotove me kalë që bënë fëmijët e tij, dhe në debat e sipër autori ka nxjerrë thikën dhe e ka qëlluar disa herë.

E gjithë skena ka ndodhur në prani të fëmijëve dhe të gruas së 42-vjeçarit.

63-vjeçari nuk kishte leje për të shëtitur turistët me kalë kundrejt pagesës, megjithëse këtë aktivitet e ushtronte prej kohësh në kalanë e qytetit-muze.

Familjarët e Keli Hoxhës, 42 vjeç, me banim në Tiranë dhe origjinë nga Tropoja, thonë se konflikti nisi vetëm sepse ai preku kalin me dorë.

Ata mohojnë që ta ketë sharë apo ofenduar autorin, duke deklaruar se gjithçka ndodhi papritur, pasi Keli i ishte përgjigjur thjesht: “S’ka asgjë të keqe.”

Hoxha mori plagë të rënda dhe ndërroi jetë sapo mbërriti në Spitalin e Beratit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit