Tahiri akuzon Qeverinë për korrupsion elektoral: Paga minimale prej 500 eurosh, manipulim me paranë publike

Besnik Tahiri ka reaguar lidhur me diskutimet e sotme të bëra rreth pagës minimale, për të cilën kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, pas takimit me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ka thënë se janë pajtuar që paga minimale të jetë 500 euro, ashtu siç ata planifikojnë.

Tahiri këtë e ka cilësuar si “manipulim elektoral me paranë publike” dhe ka theksuar se e njëjta s’është politikë sociale.

“Loja me pagën minimale dhe shpërndarja e buxhetit të shtetit për përfitime puro partiake nga pushteti aktual, ndërkohë që për tre vite rresht është injoruar plotësisht ligji për pagën minimale dhe ai për pagat në sektorin publik, ka vetëm një emër: Korrupsion elektoral. Kjo s’është politikë sociale, është manipulim elektoral me paranë publike,” ka shkruar Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit