Vdes djali i shkrimtarit Fatos Kongoli

Dorian Kongoli, djali i shkrimtarit të njohur Fatos Kongoli, është ndarë nga jeta në moshën 47-vjeçare.

Lajmin e rëndë e ka ndarë botuesja Irena Toci përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.

“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për largimin nga jeta të Dorian Kongolit, djalit të shtrenjtë të autorit të madh Fatos Kongoli, në moshën 47-vjeçare”.

“Dorian Kongoli jetonte e punonte në Nju-Jork prej më shumë se 25 vjet. Aty kishte ndërtuar familjen e tij të mrekullueshme dhe karrierën e tij të shkëlqyer në radhët e policisë njujorkeze”.

“Prej disa vitesh ai është shfaqur në faqen e Amazon.com edhe si autor romanesh, të botuara me pseudonimin Dorian Keys: Imprint legacy, 2019; Morning star, 2020; Yesterday’s Tomorroë: Big Brother Has Evolved, 2022”.

“Në shqip ka qarkulluar deri tani vetëm një nga romanet e tij, titulluar “Transplanti i Jetës” (Toena, 2020). Në proces botimi është edhe romani i tij i fundit “E ardhmja e së djeshmes: Vëllai i Madh ka ndryshuar pamje”, ka shkruar Toci.

Pritja për t’i dhënë lamtumirën e fundit dhe për t’u takuar me Fatos e Liri Kongoli do të kryhet në mjediset e Shtëpisë Alba, në rrugën e Durrësit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit