E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit 34-vjeçarit që vdiq pasi u rrëzua nga skelet në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje, rreth orës 13:30 në lagjen “Bajram Curri” në Prizren, ku një punëtor ka humbur jetën pasi ka rënë nga skeletet e një ndërtese në ndërtim.

Viktima është identifikuar si Faik Mehmetaj, 34-vjeçar nga fshati Caravik i Malishevës.

Lamtumira e fundit e 34-vjeçarit do të bëhet sot, në orën 16:00, në varrezat e fshatit Caravik.

Lidhur me rastin, N.B., pronar i kompanisë ndërtimore, është ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi apo heqja e pajisjeve dhe rrezikimi në vendin e punës”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit