Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Brahimit dhe Fehmi Bytyçit, të akuzuar për rastin e 400 kilogramëve narkotikë, që u gjetën në Lipjan.
Trupi gjykues i dha të drejtë Kadri Shaqiri që të lirojë sallën, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Avokati i të akuzuarit Kadri Sheqiri pohoi se klienti i tij ka personalitet të çrregulluar, të shoqëruar me ankth.
“Po tybe s’jam kurrqysh. Nëse është e mundur të vazhdojnë këta tjerët sot” deklaroi i akuzuari Kadri Sheqiri.










