Vdekja e dyshimtë e 69-vjeçarit në Skenderaj, policia nis hetimet

Një 69 vjeçar ka vdekur sot në Likoc të Skenderajit, viktima është Sh.V.

E rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajon të Mitrovicës, Avni Zahiti.

‘’Sot rreth orës 11:00, policia në Skenderaj ka pranuar informatën se një person mashkull, 69 vjeç, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Likoc te Skenderaj. .

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore dhe mjeku kujdestar, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion’’, ka thënë Zahiti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit