Raportimi për kërcënimin e Idrizit, reagon Meholli: Shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi

Pas raportimit se ka fyer dhe kërcënuar Ferit Idrizit pas debatit te Jeta Xharra, Sylejman Meholli i VV-së ka reaguar në mënyrë indirekte.

Duke mos përmendur emrin e Ferit Idrizit, ai ka thënë se shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi dhe procedura gjyqësore.

Postimi i Sylejman Meholli:

Nuk ka shpifje që ndalon rrugën tonë drejt fitores!

Shpifjeve dhe trillimeve do t’u përgjigjemi me padi dhe procedura gjyqësore – sepse e vërteta është arma jonë më e fortë!

Viktimizimi dhe shpifjet e ulëta nuk kalojnë më.

Nuk frikësohem nga askush, e aq më pak nga ata që i ka frikësuar humbja!

Fitore plebishitare asgjë më pak!

Dr. Sylejman Meholli

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit