Gjykata Supreme refuzon ankesën e AAK-së për votimin në Junik

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhur me procesin e votimit në Komunën e Junikut gjatë zgjedhjeve komunale të 12 tetorit.

AAK-ja kishte paraqitur ankesë kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar anulimin e zgjedhjeve, pastrimin e listave të votuesve dhe rivotim në Junik. Partia pretendonte se një numër i konsiderueshëm votuesish ishin regjistruar si banorë të Junikut në tre muajt e fundit para zgjedhjeve, duke ndikuar, sipas saj, në rezultatin përfundimtar.

PZAP-ja kishte refuzuar më herët ankesën e AAK-së si të pabazuar, ndërsa pas këtij vendimi, subjekti politik e kishte dërguar rastin në Gjykatën Supreme.


Në aktgjykimin e saj, Supremja konfirmoi qëndrimin e PZAP-it, duke theksuar se pretendimet për ndryshime të paligjshme të vendbanimeve nuk përbëjnë parregullsi që lidhen drejtpërdrejt me ditën e votimit, por mund të jenë objekt hetimi nga Prokuroria, nëse ekzistojnë elemente të ndonjë vepre penale.

Në Junik do të mbahet balotazhi më 9 nëntor mes Ruzhdi Shehut të LDK-së dhe Agron Kuçit të AAK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit