“Dera e makinës i shpëtoi jetën”, flasin dëshmitarët e atentatit me tritol në Shkodër: Mbesa ime po kalonte aty me nënën e saj

Banorët e lagjes “Arra e Madhe” në Shkodër ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm me tritol i 28 tetorit, janë shprehur te tronditur për ngjarjen.

Inspektori i tatimeve Enea Busukja ishte në qendër të këtij atentati por arriti të shpëtonte mrekullisht pasi sapo ka dalë nga banesa është futur në automjetin e tij. Dera e makinës e ka mbrojtur Busuken duke i shpëtuar jetën. Dëshmitarët të cilët qëlluan në vendngjarje, që janë edhe komshinjtë e inspektorit tatimor rrëfejnë tmerrin që përjetuan.

Një tjetër banor i zonës ku ndodhi shpërthimi me tritol, Eduard Gjoka, thotë se mbesa e tij e vogël vetëm pak minuta përpara ngjarjes së rëndë kaloi aty sëbashku me nënën e saj duke rrezikuar jetën ndërsa e mitura, nxënëse e fillores ka pësuar edhe një shok psikologjik.

Inspektori tatimor në Shkodër Ena Busukja pas shpërthimit të eksplozivit, u dërgua në spitalin rajonal ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën teksa ka dëmtuar njërën dorë.

Pas ngjarjes mbërriti menjëherë policia e cila ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve ndërsa hetimet vijojnë intensivisht për ta zbardhur të plotë.

Autorët u kujdesen që automjetin me të cilin kanë lëvizur ta djegin në një fshat të Postribës për të eliminuar gjurmët ndërsa u larguan në drejtim të paditur. Nga ana tjetër Busukja deklaroi në polici se nuk ka konflikte me askënd dhe se nuk e ka idenë përse u sulmua me tritol.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit