Osmani lobon në Riad për investime në Kosovë nga “EXPO 2030”

Për investimet strategjike në Kosovë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka diskutuar në Riad me Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, si dhe me Kryeshefin Ekzekutiv të “EXPO 2030”, Talal Almarri.

Osmani ka thënë se në të dyja diskutimet ka folur për pjesëmarrjen e Kosovës në “EXPO 2030”.

“Në këto takime të ndara diskutuam për investime strategjike, projekte zhvillimore dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030 që do të mbahet në Riad, ku vendi ynë do ta ketë mundësinë ta prezantojë potencialin e jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë”, ka thënë Osmani.

Gjatë ditës atje Osmani ka takuar edhe homologun e saj bullgar, Rumen Radev.

E para e shtetit ka bërë të ditur se në takimin me Radev, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit