Pas AAK-së, Vetëvendosja në Prizren e bën edhe një tjetër koalicion

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren e ka zgjeruar numrin e koalicioneve.

Artan Abrashi, kandidati i LVV’së për Prizrenin, ka njoftuar se kanë arritur koalicion me partinë nga komuniteti joshumicë PREBK’në, kryetar i së cilës është Albert Kinolli.

Siç bën të ditur Abrashi, në takim ishte prezent edhe Sejnur Veshall, i cili u propozua nga Albin Kurti si ministër për Zhvillim Rajonal.

“Sot arritëm marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e PREBK-së, z. Albert Kinolli, deputet që përfaqëson me dinjitet komunitetin rom të Prizrenit. Në takim ishte i pranishëm edhe bashkëpartiaku dhe aktivisti i parë rom në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, Sejnur Veshall, i cili, për herë të parë në historinë e Kosovës, u propozua ditë më parë për postin e Ministrit të Zhvillimit Rajonal nga Qeveria Kurti”, thuhet në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit