Marrëdhëniet mes dy liderëve botërorë, Donald Trump dhe Vladimir Putin nuk duket se janë në më të mirën e tyre, por kjo nuk vlen për zyrtarët e tyre shetërorë.
Por, republikania Anna Paulina Luna është takuar me krahun e djathtë të Putin, Kirill Dmitriev për të diskutuar më tej mbi situatën në Ukrainë.

Kirill i dhuroi kongresmenes lule dhe çokollata me citate nga Presidenti rus Vladimir Putin.
“Dhe këto janë disa nga deklaratat e Presidentit Putin, dhe kjo është vetëm që ju ta njihni mënyrën e tij të të menduarit, sepse kjo çokollatë thotë se ne nuk i braktisim njerëzit tanë, dhe ky është një nga mesazhet e tij”, tha Dmitriev, duke i dorëzuar dhuratat.

Luna, nga ana tjetër, i pranoi dhuratat dhe bëri shaka se nëse të gjitha takimet do të shkonin kështu, ajo ishte gati të merrte pjesë në to.

Kirill Dmitriev është kryenegociatori ekonomik i Rusisë në SHBA, ndërsa Anna Paulina Luna njihet si mbështetëse e flaktë e lëvizjes MAGA si dhe një kundërshtare e vazhdimit të ndihmës ekonomike për Ukrainën.

Gjatë takimit, Dmitriev kritikoi ashpër pretendimet se dialogu SHBA-Rusi është drejt rrënimit, ndërsa gjatë një interviste tha se bisedimet më palët po vijojnë për të inkurajuar dialogun parlamentar.














