spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Tre persona humbin jetën në Gjermani gjatë ndjekjes nga policia

Raportohet se një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gjermani, ku tre persona kanë humbur jetën pas një ndjekjeje policore që përfundoi me aksident fatal.

Sipas mediave gjermane, incidenti ndodhi në autostradën A2, kur shoferi i një BMW-je me targa të Mynihut nuk iu bind urdhrit të ndalimit nga policia. Ai u largua me shpejtësi të madhe, por ndjekja përfundoi tragjikisht kur makina ra në Kanalin Mittelland.

Nga aksidenti humbën jetën tre persona, dy shtetas kroatë dhe një serb, që sipas raportimeve të para, ishte edhe shoferi i automjetit.

Autoritetet gjermane po hetojnë shkaqet e ikjes nga policia, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes që ndodhi gjatë fundjavës, përcjell albinfo.ch.

Hetimet pritet të sqarojnë nëse pas incidentit qëndron ndonjë veprim i paligjshëm apo ndonjë arsye tjetër që i shtyu personat të mos ndalonin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit