Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka reaguar pas deklaratës së Arbër Rexhajt të VV-së, ku i njëjti deklaroi se Glauk Konjufca ka biseduar me Gecin për t’ia kërkuar votën e vajzës së tij, tashmë deputete e LDK-së, Marigona Geci.
Geci në reagimin e tij tha se Rexhaj e kishte dërguar familjarin e tij, Albatros Rexhën, për ta blerë me poste votën e vajzës së tij, duke shtuar se e kishte refuzuar me çdo kusht.
“Arber Rexhaj deputet i LVV e pranoi në Kanal 10 se Glauk Konjufca e ka thirrur Gani Gecin. Arber Rexhaj, nga LVV, më ka dërguar Albatros Rexhën, djalin e axhës së tij, për të blerë me poste votën e vajzës sime në vitin 2025.
Unë as nuk shes, as nuk ndërroj votat e votuesve të LDK-së për poste politike. Tani, si mund të kërkojnë këta koalicion me LDK-në, kur fillimisht tentojnë të përçajnë grupin parlamentar? E njëjta gjë ka ndodhur edhe në vitin 2021, ashtu si edhe në vitin 2025. Ku jeni tash ju patriotat e LVV qe thojshi se thirrë”, tha Geci.








