spot_img
spot_img
Sunday, February 8, 2026
spot_img
spot_img

Skena si në filma në Itali/ Banda e armatosur tenton të vjedhë dy furgonë me para: Shpërthime, të shtëna dhe përplasje me policinë

Një pasdite terrori është regjistruar të hënën në autostradën A14 Bologna–Taranto, në qendër të Italisë, ku një grup i armatosur tentoi të grabisë dy furgonë të blinduar që transportonin para. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, midis pikave të pagesës Loreto–Porto Recanati (Ankona) dhe Civitanova Marche (Macerata).

Sipas hetimeve paraprake, banditët, të armatosur me armë automatike dhe me eksplozivë, kishin përgatitur me kujdes planin: ata hodhën në asfalt gozhda me tre maja, qëlluan mbi gomat e një aitblindi dhe tentuan ta përdorin atë për të bllokuar rrugën. Në të njëjtën kohë, u dëgjuan të shtëna armësh dhe një shpërthim që shkaktoi panik të madh mes shoferëve.

Megjithatë, përpjekja për grabitje dështoi. Reagimi i menjëhershëm i rojeve të sigurisë dhe ndërhyrja e policisë rrugore prishi planin e grupit kriminal. Askush nuk mbeti i plagosur dhe furgonët arritën të largoheshin në siguri.

Pas përplasjes, autorët u arratisën përmes fushave, ndërsa në Porto Potenza Picena u gjet një makinë e djegur, e dyshuar se ishte përdorur për sulmin.

Policia e Maceratës aktivizoi menjëherë planin anti-grabitje, duke ngritur posta kontrolli në të gjithë provincën dhe duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë në autostradë. Hetuesit dyshojnë se grupi mund të ketë lidhje me grabitje të tjera të ngjashme në Italinë Qendrore.

Për shkak të ngjarjes, autostrada A14 u mbyll në të dy drejtimet, duke shkaktuar rreshta kilometrikë të automjeteve – deri në 8 km në drejtim të Peskara-s dhe 2 km drejt Ankonës. Trafiku mbeti i paralizuar për disa orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit