spot_img
Monday, December 8, 2025
spot_img

Kimete Berisha: Të gjithë kundër Albin Kurtit!

Të Gjithë Kundër Albin Kurtit!
(Rituali i Dështimit Kolektiv)
Dje Albin Kurti tentoi të bëjë qeverinë.
Pa sukses.
Askush nuk pranon të bashkëpunojë me të. Pse?

  1. Ambasadorët e QUINT: kujdesen që askush të mos bashkëpunojë me Albin Kurtin.
  2. Opozita: sepse i ka bërë të ndjehen inferiorë.
  3. Arsyeja e tretë: Sekret. Po, kush dështoi më shumë?
    • A jeni gati të më lexoni të gjithë… edhe ata që do të donin të mos kisha ekzistuar?!
      1: “Memli: Mjeshtri i Dështimit Strategjik”
      (VV vs PDK)
      Albini: Mirë. Do ta votoni qeverinë time?
      Memli: Kurrë. Kurrë, o burrë!
      Nuk ka ofertë, nuk ka diskutim, nuk ka asgjë.
      Albini: Por… nuk kemi folur ende për ndonjë ofertë?
      Memli: Asnjë ofertë nuk ekziston. Edhe sikur të ekzistonte: Jo!
      Albini: Po pse?
      Memli: Nuk na duhet ndihma jote për të dështuar! Dështojmë vetë ne.
      Situatë qesharake:
      Memli mbante një tabelë me shenja Po / Jo / Nuk ekziston, dhe e çonte lart sa herë që Albini fliste. Albini përpiqej të gjente përgjigjen e duhur, por tabela gjithmonë e mashtronte.
      2: “Lumiri: ‘Arkitekti i Refuzimit’
      (VV vs LDK)
      Albini: Ne jemi të gatshëm për dialog.
      Lumiri: Po mirë, çfarë dialogu?
      Albini: Dialog ku të gjithë na japin vota pa kushte.
      Lumiri: Jo…Jo pa e lexuar librin tim të rregullave… që ende nuk e kam shkruar.
      Situatë qesharake:
      Lumiri mbante një libër të trashë me titull “Si të mos bashkëpunosh kurrë”.
      Libri ishte i trashë… por kishte vetëm një faqe ku shkruante: “Jo.”
      3: “Sekreti i Mullirit të
      Braktisur”
      (VV vs AAK)
      Albini: Ramush, mund të bashkëpunojmë?
      Ramushi: Jo! Asnjëherë. Kurrë.
      Albini: …po nuk të kam ofruar asnjë ofertë!
      Ramushi: E di! Prandaj e refuzoj paraprakisht!
      Albini: Po mirë, çfarë dëshiron?
      Ramushi: Nëse nuk më dëgjoni, të paktën mos më pengoni!
      Dëshiroj që të mos ekzistosh, ose të dukesh sikur nuk ekziston.
      Situatë qesharake: Ramushi rrëshqet mbi tapetin e parlamentit, ndërsa Albini përpiqej ta kapte para se të binte.
      4: “Tri Votat e Shenjta”
      (VV vs NISMA)
      Albini: Fatmir, a po vjen me neve në qeveri?
      Fatmiri: Ne po presim numërimin e votave.
      Albini: Po veç 3 vota i keni!
      Fatmiri: Pikërisht, dhe të tria janë shumë të çmuara. Me to mund të bëjmë revolucion.
      Albini: Për çka?
      Fatmiri: Për motivim moral! Pa neve nuk ka shumicë… morali!
      Situatë qesharake: Limaj në mesin e dy deputeteve bjonde dukej si agjenti 003, numëronte votat si medalje dhe ia tregonte Albinit.
      5: “Nikad, ćak ni tad!”
      (VV vs Lista Serbe)
      Albini: Mirë, si Lista Serbe, çka thoni ju?
      Lista Serbe: Nuk flasim me ty.
      Albini: A mund të përgjigjeni… apo nuk keni marrë mesazh nga Beogradi?
      Lista Serbe: Mendimi ynë është se s’kemi mendim.
      Albini: Pse jeni kundër meje, e jo edhe kundër opozitës?
      Lista Serbe: Sepse ne jemi ekstremisht kundër çdo bashkëpunimi me ty!
      Situatë qesharake: Lista Serbe e shikon Kurtin si “armik suprem” politik dhe përdor një glob të madh si sistem referimi strategjik.
      6: “Kush Është Fituesi?”
  • Opozita që nuk bashkëpunoi?
  • Albini që ndoshta nuk deshi të kishte ndonjë partner?
  • Populli që shkon sërish në votime?
    Fitues: Humbësi.
    Humbësit: Të gjithë, sepse duan të dështojnë më bukur se njëri-tjetri.
    7: “Ambasadorët e QUINT në Zyrën e Regjisë”!
    Ambasadorët e QUINT:
  • Mos u shqetësoni!
    Ne jemi këtu të sigurohemi që askush të mos bashkëpunojë me askënd.
    Sepse… demokracia!
  • Albini: E kush ka më shumë vota?
  • Ambasadorët: Ne jemi këtu për balancë. Që mos të duket sikur dikush po fiton shumë… edhe kur fiton.
  • Albini: Po unë prapë do t’i fitoj zgjedhjet!
  • Ambasadorët: Po pra! Ky është skenari.
    Monologu Final i Albin Kurtit
    (Dritat skuqen, muzika dramatike ndizet… Albini del para publikut duke buzëqeshur)
    Albini:
    Popull i dashur!
    Unë desha qeveri.
    Desha aleatë.
    Desha bashkëpunim… në letër.
    Dhe vetëm nëse i zgjedh unë.
    Unë jam njeriu më i refuzuar në vend…
    dhe prapë më i votuari!
    Shikoni ata:
    Secili thotë “jo Albinit”
    derisa vjen dita e zgjedhjeve,
    pastaj… ju thoni “po Albinit”.
    E unë?
    Unë jam i juaji.
    Më pyesin: A ke dështuar?
    Jo, kurrë.
    Çdo “jo” që marr më afron më pranë “po”-s që do të vijë.
    Unë nuk jam i vetmuar, kam gjithë popullin që më sheh.
    Sot nuk e bëra qeverinë.
    Por nesër do t’ma jepni ju.
    Se në këtë vend, edhe kur s’ka qeveri, ka Albin.
    (Buzëqesh dhe mbyll dritën me telekomandë…)
  • P.S.
    Nëse ndjeni se kam pak tension…
    mos u shqetësoni.
    Një komandant gojëmadh po më ndjek… në Facebook 😒

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit