Afera me Aeroportin e Vlorës, Dumani konfirmon nisjen e hetimeve: Nuk mund të jap më shumë shpjegime!

Kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi në Kuvend se çështja e aeroportit të Vlorës është në fazën e hetimit paraprak.

“Nuk jap shpjegime për çështje që janë në fazën e hetimit paraprak”, tha Dumani.

Kujtojmë që SPAK ka nisur hetimet në korrik për Aeroportin e Vlorës.

Organi i akuzës është duke hetuar detajet teknike të marrëveshjes se Pacollit me shtetin shqiptar dhe kontratën për ndërtimin e VIA-s.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedim penal në lidhje me kontratën koncensionare të Aeroportit të Vlorës. Ky procedim është në fazën e hetimeve paraprake”, thuhej në njoftimin e SPAK.

Zotërues i kësaj vepre të rëndësishme është kompania e biznesmenit shqiptar të Kosovës, Behgjet Pacolli, e quajtur “Mabco Constructions”. Sipas të dhënave të deklaruara në Qendrën Kombëtare të Binzesit, ajo zotëron 98% të aksioneve, 2% i ka kompania 2A Group SH.P.K.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit